Skandali seksual/ Dëshmitari: Princi Andrew kaloi javë të tëra në shtëpinë e Jeffrey Epstein

Botë | 3 vite më parë

Princi Andrew “kaloi javë të tëra” në rezidencën e trafikantit të akuzuar të seksit, Jeffrey Epstein në Florida, sipas një dëshmitari.

Juan Alessi, i cili menaxhonte rezidencën e Epstein në Palm Beach, dëshmoi se Duka i Jorkut qëndronte në dhomën e gjumit të miqve dhe bënte masazhe të përditshme.

Dëshmia shfaqet në rreth 1.300 faqe prova të publikuara të premten.Të dhënat gjithashtu paraqesin një pamje shqetësuese se si Epstein siguroi viktima për shfrytëzim seksual. Qindra faqe dosjesh ligjore janë zbërthyer këtë javë me urdhër të një gjykate federale.

Në një deklaratë të vitit 2009, Alessi u tha hetuesve se Princi Andrew dhe ish-gruaja e tij Sarah Ferguson, Dukesha e Jorkut, ishin “miq” të Epstein dhe Maxwell. Princi Andrew  ka mohuar se ka patur një sjellje të keqe.

Në një nga dosjet gjyqësore të pavulosur këtë javë, një nga paditëset, Jane Doe, pretendon se ajo ishte “detyruar të kryente marrëdhënie seksuale” me Princin Andrew kur ishte 17 vjeç në apartamentin e Maxwell në Londër, në Nju Jork dhe më tej. Në një intervistë të vitit 2019, Duka i Jorkut tha se nuk mbante mend të kishte takuar ndonjëherë Jane Doe./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme