Skema e re e mbështetjes – Financohet 50% e investimit në serra, blegtori e peshkim

Ekonomi | 2 vite më parë

Më 1 Tetor nis aplikimin skema e re kombëtare hartuar nga ministria e bujqësisë e që ka në fokus mbështetjen e investimeve në infrastrukturë në sektorë potencial të bujqësisë si në blegtori dhe akuakulturë.

Kjo skemë ka në total një fond prej 1.5 miliard lekësh për 2 vite. Irfan Tarelli drejtori për bujqësinë dhe zhvillimin rural në ministri shpjegon edhe fusha që janë përfituese.

Ndërkohë që Tarelli bën me dije se 30 % e grantit mund të jepet direkt me firmosjen e kontratës.

Nga kjo skemë mund të përfitojnë edhe individët fermerë por edhe bashkimet e shoqërive. Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, do të financohet  50% të investimit e vërtetuar kjo nga faturat tatimore.

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme