Skema Kombëtare 2023,  ministrja Krifca: Përfshijmë të gjithë blegtorët në vijën e financimit

Aktualitet | 4 vite më parë

Në Ditën Botërore të Veterinarisë, Shqipëria ka shënuar progres në fushën e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore. Falë reformës në sektorin veterinar ku me një vendim të qeverisë, shërbimi veterinar u dimensionua si një Autoritet Kombëtar, sot në të gjithë vendin kryhet në mënyrë rigoroze kontrolli i shëndetit të kafshëve dhe garantohet cilësia e produkteve me origjinë shtazore.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca në takimin që zhvilloi me veterinerë dhe specialistë të linjës tha se, sot 600 veterinerë janë pjesë e strukturës së Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë, që kryejnë falas identifikimin e kafshëve, kontrollin e shëndetit të tyre nëpërmjet kontrolleve zyrtare, gjurmimeve për Tuberkuloz e Brucelozë.

Bëhen gjurmime në kuadër të Planit Kombetar te Monitorimit te Mbetjeve, kontrollin e përdorimit dhe tregtimit të substancave mjekësore në kafshë, kontrollin e levizjes dhe tregtimit të kafshëve, inspektimin para dhe pas therjes se kafshëve, në të gjithë territorin e vendit për të gjithë blegtorët për rritjen e sigurisë ushqimore dhe mbrojtyjen e shëndetit të konsumatorëve.

Sot në çdo bashki ka veterinerë që i përgjigjen çdo nevoje që kanë fermerët  në fermat e tyre blegtorale. 

“Në Skemën Kombëtare 2023, kemi mundësuar që të gjitha aplikimet e blegtorëve të përfshihen në vijën e financimit” , tha ministrja.

Krifca theksoi se, sot 92% e fermave blegtorale vizitohen të paktën 1 herë në vit nga veterineri i terrenit.

“Kemi forcuar fuqinë tonë parandaluese me më shumë se 80 mijë vaksina kundër plasjes dhe më shumë se 181 mijë vaksina kundër brucelozës. Ne ruajmë zinxhirin e sigurisë ushqimore me më shumë se 70 veterinerë të punësuar pranë AKU për të mundësuar një zinxhir të sigurtë të produkteve blegtorale nga ferma tek pjata e konsumatorit dhe  specialistët tanë janë në terren në 75 thertore dhe 6 tregje blegtorale”, informoi Krifca.

Ministrja tha se, sot është rritur me 32% numri i krerëve të therura në thertore të certifikuara. Ndërsa është forcuar rolin e ISUV si laborator i referencës dhe busull e sektorit me më shumë se sa 1.8 milion euro investime, dhe rritje me 30% të pagës së tyre.

“Asnjëherë më parë, gjatë 30 viteve të fundit territori i Shqipërisë nuk ka pasur një skanim të tillë të territorit si ky që kemi instaluar dhe që po jep frytet e tij. Ky zhvillim në sektorin e veterinariesë është projektim i drejtë I së ardhmes dhe integrimit në Bashkimin Evropian”, deklaroi ministrja në fjalën e saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme