Skema Kombëtare e mbështetjes në Bujqësi, nisin aplikimet me 9 masa dhe procedura të thjeshta online

Ekonomi | 6 vite më parë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, bëri të ditur se kanë nisur sot aplikimet në Skemën Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë 2021 që adreson për 804 milionë lekë subvencione për fermerët, në nëntë masa mbështetëse.

“Ftoj fermerët në të gjithë vendin, të aplikojnë nga sot, 24 mars e deri në 15 prill, me zero dokumenta në portalin e-Alabania, për të përfitur financim nga Skema Kombëtare që mbështet  të gjitha kulturat në bujqësi” – u shpreh Ekonomi.

Fermerët aplikojnë vetëm me kartën e identitetit, numrin e NIPT-i dhe me një vetëdeklarim ku mund të kërkohet mbështetje për një nga 9 masat mbështetëse që ka ky program këtë vit.

Skema ofrohet për sektorët blegtori, bletari, zëvendësimi i plastmasit në serra, për prodhimin organik, për certifikimin global GAP, për bimët mjekësore, për shndërrimin e shtëpive në bujtina dhe ndërtimin e një agroturizmi të ri, etj. 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme