Skënderbeu, katër gola Apolonisë për të ruajtur kreun

Futboll Vendi | 4 vite më parë

Kategoria e Parë është rikthyer të premten në fushën e blertë, me sfidën e parë të javës së 21-të, aty ku Skënderbeu ka pritur Apoloninë në Korçë, me të dyja skuadrat që kërkonin 3 pikët për objektivat e sezonit. Korçarët ndodhen në krye të tabelës së renditjes dhe kërkonin ta ruanin këtë pozicion, në mënyrë që të marshojnë drejt Superiores të qetë, ndërsa nga ana tjetër, fierakët dukej se e kishin lënë pas momentin e keq dhe tashmë ishin futur në garë për një vend në zonën e “play-off”-it. Sidoqoftë, pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë minimale të vendasve, që gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 32-të, me anë të Prençit.

Pjesa e dytë ka nisur praktikisht me gol, pasi brenda dy minutash lojë, Temitope dyfishon epërsinë e Skënderbeut.

Vetëm 10 minuta më pas, në të 57-tën, Abubakari e çon në 3 numrin e golave për korçarët.

Megjithatë, në minutën e 71-të, Apolonia do të gjejë golin e nderit, me anë të Umejegos.

Por në minutën e dytë shtesë të kohës së rregullt, Liço gjen edhe një tjetër gol për Skënderbeun, që fiton kështu me shifrat 4-1 dhe e ruan të paprekur kreun e renditjes.

Korçarët kryesojnë tashmë në kuotën e 41 pikëve, 4 më tepër sesa Dinamos dhe 6 më tepër sesa Flamurtari, që kanë luajtur sidoqoftë një ndeshje më pak.

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme