Skënderbeu ruan vendin e parë në Vlorë

Futboll Vendi | 4 vite më parë

Barazim pa gola në Vlorë, aty ku u luajt ndeshja më e rëndësishme e javës së 22-të të Kategorisë së parë ajo midis Flamurtarit dhe Skënderbeut. Dy skuadrave pretendente për t’u rikthyer në Superiore. Barazim ky që është më i favorshëm për korçarët të cilët ruajtën përkohësisht vendin e parë me 42 pikë, duke lënë 3 pikë pas vlonjatët që mbeten në vendin e tretë. Në stadiumin Flamurtari rasti i parë i takimit është për miqtë.

Pas një harkimi nga e djathta, Sumaila i vetëm brenda zonës vlonjate bën më të vështirën duke e dërguar topin jashtë. Dyluftime të shumta në mesfushë pa mundur t’i japin mundësi sulmit të rrezikojë. Pas një harkimi në zonë, vlonjatët pretendojnë për prekje të topit me dorë, por gjyqtari vazhdon lojën. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura.

Në 45 minutat e dyta është sërish Skënderbeu që ka nisiativën. Temitope pason saktë për Liçon i cili në hyrje të zonës gjuan në mënyrë të gabuar. Pas minutës së 70-të të ndeshjes, janë vlonjatët që krijojnë rrezikshmëri në portën e Skënderbeut, duke e zhvendosur lojën në gjysmëfushën korçare.

Por në këto minuta të mira për vlonjatët, korçarët kundërsulmojnë rrezikshëm me Liçon që gjuan në hyrje të zonës por topi devijohet nga Disha. Në fund të takimit shansi i fundit për Flamurtarin teksa Pedro Augusto gjuan nga distanca, topi kalon mbi traversën e portës korçare.

Në ndeshjen tjetër të luajtur të shtunën, Tomori ka fituar 1-0 me Besëlidhjen. Ndërsa Besa fiton 3-0 në tavolinë me Tërbunin për shkak se ky i fundit është i dënuar nga FSHF.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme