“Slow Food” 11 prodhues shqiptarë në panairin e Shtutgartit

Prodhuesit shqiptarë do të marrin pjesë në panairin “Slow Food” 2023 në Shtutgart, Gjermani.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca. “I bashkohem me kënaqësi këtij grupimi promovues të eksportojmë ushqimin si pasaportë e rëndësishme e traditës, cilësisë, shijes dhe ritualeve të territoreve tona më të thella të Shqipërisë”, shkruan Krifca ndërsa gjendet mes 11 prodhuesve shqiptarë .
Sipërmarrjet agroturistike në Shqipëri po zhvillojnë traditën e “ushqimit të ngadaltë” . Ai është një ushqim që prodhohet ose përgatitet në përputhje me traditat e kuzhinës lokale, zakonisht duke përdorur përbërës të cilësisë së lartë me burim lokal.
Rilidhja e prodhuesve të ushqimit me ata që konsumojnë ushqimin është një element tjetër i rëndësishëm i lëvizjes së “ushqimit të ngadaltë”.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




