Sot në parlament

Parlamenti shqiptar mblidhet të enjten në seancë plenare. Në rendin e ditës parashikohet dy interpelanca me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputetët Bujar Leskaj dhe Zef Hila.
Në rend të ditëss janë parashikuar edhe pyetje me ministren e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nga deputetja Erisa Xhixho.
Parlamenti pritet të shqyrtojë disa projektligje si “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




