Spahiu: Një vit nga tërmeti i 26 nëntori nuk është bërë asgjë vetëm fjalë

Politikë | 6 vite më parë

Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka reaguar sot në një vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit duke deklaruar se nuk është bërë asgjë, vetëm fjalë.

Ai tha se “një vit nga tërmetit dhe asgjë veç projekteve 3D. Një vit pas tërmetit dhe vetëm fjalë e mashtrime”.

“Një vit pas tërmetit dhe familje të tëra në mëshirë te fatit përpara një dimri tjetër. Një vit pas tërmetit dhe në memorie kemi vetëm vizita lajmesh të KM-s KB-s dhe MR-s në sheshe ku “nisin” por nuk mbarojnë asgjë.Një vit pas tërmetit dhe Ai do më tepër kohë, pa bërë asgjë në 365 ditë”, tha ai.

Po ashtu, Spahia shton se “25 Prilli është dita e referendumit popullor, dita që shqiptarët të zgjedhin qeverinë që punon për ta”. (ATSH)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme