SPAK arreston Vangjush Dakon, avokati: Akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste

Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako akuzohet për shpërdorim detyrë për dy raste. Avokati i tij, Petrit Ismaili sqaroi se bëhet fjalë për një rast të një pallati ku denoncimi është bërë nga banorët dhe një rast të denoncimit nga deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj në prag të zgjedhjeve 2021.
“Sapo u ekzekutua vendimi i GJKKO e cila ka vendosur arrest me burg për Dakon. Akuza, është një shpërdorim detyre në dy raste. Një rast është kallëzim i një grupi banorësh të një pallati që pretendojnë se ka patur shkelje në kolaudim. Një kallëzim është nga Ferdinand Xhaferri në prag të zgjedhjeve 2021”, tha avokati.
Nga Drejtoria e Tiranës, avokati tha se SPAk po merr masa të nxituara dhe se “arresti me burg” ishte oi panevojshëm në këtë rast.
Lidhur me ekzekutimin e urdhër-arrestit, avokati tha se Vangjush Dako është vetëdorëzuar pasi ndodhej në Tiranë, kur policia ka shkuar në banesën e tij.
“SPAK nuk po mban dot ekuilibër nën trysninë mediatike dhe të politikës dhe të ndërkombëtarëve. Në këtë trysni po merr masa të nxituara. Gjykoj se nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg. Nuk ka shkuar policia në banesën e Dakos, ai ishte në Tiranë. Jemi në kushtet e vetëdorëzimit. Bëhet fjalë për vendime kolegjiale jo vendime vetëm të Dakos. Unë di se bëhet fjalë për një pallat me leje ndërtimi të rregullt të dhënë nga bashkia” përfundoi avokati.
Më herët SPAK lëshoi 10 urdhër- arreste për disa ish- zyrtarë të lartë të Bashkisë Durrës , mes tyre dhe Vangjush Dako. Lidhur me denoncimin e banorëve, SPAK akuzon Dakon për shpërdorim detyre për një leje ndërtimi të dhënë 11 vite më parë.
Ish-kryebashkiaku Dako është shpallur “non-grata” nga SHBA, me akuzën për “përfshirje në raste të mëdha korrupsioni.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




