SPAK i sekuestroi telefonin Elvis Rroshit. Policia dyshime për krim zgjedhor: Gjenden fatura, kupona nafte dhe listë zgjedhësish

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Policia e Shtetit ka njoftuar se në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, ka zhvilluar një operacion në banesat e 5 shtetasve të dyshuar.

Policia ndan detaje se mes tyre është edhe ish kryetari të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, të cilit SPAK i sekuestroi edhe celularin.

“Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit E. Rr., 50 vjeç, banues në Kavajë, iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish”- bëhet e ditur në njoftim

Në bashkëpunim me oficerët e BKH-së, Policia e Shtetit informon se personave u gjetën gjithashtu fatura, kupona, DVR dhe një pistoletë manovër.

Ndaj shtetasve O. S., 38 vjeç, dhe T. Rr., 44 vjeç, të dy banues në Kavajë, si dhe T. H., 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës, u sekuestruan gjithashtu telefona celularë.

Ndërkohë, shtetasit M. S., 37 vjeç, banues në Kavajë, iu sekuestruan një pajisje DVR, kupona nafte dhe një armë manovër.

Të pesë këta shtetas dyshohen për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje. Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vijojnë me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme.

Policia e Shtetit vijon punën për garantimin e integritetit të proceseve zgjedhore dhe sjelljen përpara drejtësisë të çdo shtetasi të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

 “Shtetasve O. S., 38 vjeç, T. Rr., 44 vjeç, të dy banues në Kavajë, dhe shtetasit T. H., 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës, Policia u sekuestroi telefonat celularë. Ndërsa shtetasit M. S., 37 vjeç, banues në Kavajë, Policia i sekuestroi një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër”, njofton policia.

Këta shtetas dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe hetimet në kuadër të procedimit penal vijojnë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme