SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt/Gazment Bardhi: T’i shkohet deri në fund, edhe tek Edi Rama

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar që të mblidhet Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve nga Kuvendi pas kërksesë së depozituar nga SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetajt.
Bardhi i kërkon kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të mbledhë pa vonesë ditën e sotme Këshillin e Mandatave dhe Imunitetit.
“SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zëvendëskryeministrit. Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të incineratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë.
SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama.
Së bashku, ata kanë kryer disa nga veprat më monstruoze të korrupsionit qeveritar në 3 dekadat e fundit. I kërkoj kryetares së Kuvendit të mbledhë pa vonesë sot Këshillin e Mandatave. SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zëvendëskryeministrit”, shkruan në Twitter, Gazment Bardhi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




