SPAK lëshon urdhër- arresti për Vangjush Dakon, si dhe për disa ish- zyrtarë të lartë të Bashkisë Durrës

Aktualitet | 3 vite më parë

SPAK lëshon urdhër- arreste për disa ish- zyrtarë të lartë të Bashkisë Durrës. Rtsh-24 mëson se SPAK i akuzon ata për “korrupsion dhe shpërdorim detyre”. 

Mes emrave për të cilët janë lëshuar urdhër- arrestet është edhe i ish- kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Ai akuzohet për shpërdorim detyre për një leje ndërtimi të dhënë 11 vite më parë.

Ish -kryebashkiaku Dako është shpallur “non-grata” nga SHBA, me akuzën për “përfshirje në raste të mëdha korrupsioni.”

Përveç Dakos, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin edhe të 4 ish- zyrtarëve të Drejtorisë së urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, përfshirë ish- Drejtorin Adhurim Qehajaj, si dhe pronarin e një kompanie ndërtimi, Fiqiri Farku dhe inxhinieren e kompanisë. “Arrest në shtëpi”, është kërkuar për tre ish- punonjëse të Bashkisë së Durrësit.

Ende nuk bëhen të ditura detaje nga ky operacion, pasi ai është ende në zhvillim e sipër.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme