Spanja zgjedh deputeten e parë me sindromën Down, Mar Galceran bën histori

Botë | 3 vite më parë

Mar Galceran është bërë parlamentarja e parë e Spanjës me sindromën Down. 45-vjeçarja u përfshi në politikë që në moshën 18-vjeçare, kur iu bashkua Partisë Popullore konservatore (PP), ndërsa dalëngadalë u ngjit edhe më lart në strukturën e partisë. Angazhimi i saj u shpërblye majin e kaluar, kur emri i saj u vendos i 20-të në listën e kandidatëve që PP kishte paraqitur në zgjedhjet rajonale të Valencias.

Arritja e katapulton Galceranin në krye të radhëve të një grushti njerëzish me sindromën Down, të cilët kanë kapërcyer barrierat për të hyrë në botën e politikës.

Në vitin 2020, Eleonore Laloux u bë personi i parë me çrregullim gjenetik në Francë që u zgjodh në poste publike, si anëtare e këshillit bashkiak në qytetin verior të Arras, ndërsa Fintan Bray në Irlandë bëri histori pasi u zgjodh në një pozicion në politikë në vitin 2022.

“Është e paprecedentë. Shoqëria ka filluar të shohë se njerëzit me sindromën Down kanë shumë për të kontribuar. Por është një rrugë shumë e gjatë”, tha 45-vjeçarja për “The Guardian”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme