Spanjë, mbërrin në breg një anije me refugjatë, mes tyre ka të vdekur

Roja bregdetare spanjolle njoftoi se një anije me 47 refugjatë u gjet sot në arkipelagun e Kanaries, pranë ishullit të Tenerifes. Nga 47, katër nuk kanë mundur të mbijetojnë ndërsa tre prej tyre kanë djegie akute nga dielli, raporton Reuters.
Numri i hyrjeve ilegale të refugjatëve në Ishujt Kanarie në anijet e improvizuara gjatë vitit 2020 është tetë herë më i lartë krahasuar me numrin e refugjatëve që hynë në Spanjë në 2019.
E njëjta deklaratë gjithashtu kujton se qindra njerëz humbën jetën duke u përpjekur të arrinin territoret Spanjolle në Ishujt Kanarie me anije të mbushura me njerëz, të paqëndrueshëm përmes ujërave të trazuara të Atlantikut. Autoritetet Spanjolle arritën të sjellin 41,861 refugjatë në vitin 2020, që është 29 për qind më shumë sesa në 2019.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




