Spanjë- Socialistët fitojnë votën katalanase, separatistët humbasin terren

Socialistët e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez kanë fituar zgjedhjet rajonale të Katalonjës pasi partitë pro-pavarësisë humbën terren.
Partia Socialiste Katalane (PSC) ka siguruar 42 mandate, ndërsa mbështetja për partinë pro-pavarësisë ka rënë në 42%, nga 49% që ishte në 2017.
Partia Socialiste Katalane e konsideroi rezultatin fitues në zgjedhje si “një epokë të re për Katalonjën”, ku sipas socialistëve faktorët që kishin siguruar rezultatin “ishin politikat e zbatuara nga qeveria spanjolle dhe kryeministri i saj, Pedro Sánchez”.
Votimet treguan se partitë nacionaliste humbën mbështetjen, që do të thotë se nuk kontrollojnë më parlamentin rajonal, si një goditje për lëvizjen për pavarësi.
Megjithatë, partitë pro-pavarësisë kanë bërë lëshime të konsiderueshme nga qeveria qendrore në vitet e fundit dhe vazhdojnë të kërkojnë një referendum për pavarësinë.
Pavarësisht fitores së socialistëve, për PSC nuk do të jetë e lehtë të formojë një qeveri, ku duket se do të ketë nevojë për mbështetjen e ERC dhe aleancës së ekstremit të majtë Comuns Sumar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




