Spiropali nuk përjashtohet nga seancat e Kuvendit

Politikë | 4 vite më parë

Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të PD-së për përjashtimin 10 ditë të ministres për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin, për përdorimin e gjuhës jo etike dhe fyese ndaj deputetit Edmond Spaho.

Sipas Sekretariatit të Etikës thuhet se “sjellja e ministres në Kuvend nuk është në shkelje të etikës në sallën e Parlamentit”.

Në kërkesën e PD për përjashtimin e ministres shkruhej se “këto sjellje janë të patolerueshme dhe të padenja për një ministre dhe një deputete të Kuvendit të Shqipërisë”.

Shkak për këtë u bë ironia që ministrja Spiropali bëri ndaj Edmond Spahos në Kuvend, ku tha se “do jetë në zemrat tona bilbilfryrësi i revolucionit”. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme