Spiropali takim me Presidentin Begaj: Bashkëpunimi mes Institucioneve, garanci për avancimin e Shqipërisë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot takim me Presidentin Bajram Begaj.
Duke e njoftuar në rrjetet sociale takimin, Spiropali shkruan se bashkëpunimi mes Institucionit të Presidencës, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave, vendosur në kontekstin e balancës mes pushteteve si elementi më thelbësor që garanton avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë në proceset transformuese dhe integruese, ishin disa nga piketat e takimit me Presidentin Begaj.
“Zhvillimet e standardeve të transparencës, llogaridhënies, debati konstruktiv, edukimi për pjesëmarrjen e qytetarëve në veprimtarinë qeveritare dhe parlamentare dhe trajtimi me profesionalizëm i çdo nisme me impakt të drejtpërdrejtë te qytetarët, është detyrë dhe garanci e shtuar për politika gjithmonë e më të mira”, shkruan Spiropali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




