Spitali Rajonal Shkodër synon futjen e shërbimeve të reja

Sociale | 3 vite më parë

Kalimi i shërbimit të hemodinamikës dhe paliativit 24 orë, çelja e repartit të neurokirurgjisë, si dhe pajisja me një skaner të ri të teknologjisë së fundit janë objektivat primarë që drejtuesit e spitalit rajonal Shkodër kanë për vitin 2024. 

Sipas drejtorit Senad Hallunaj disa investime janë miratuar dhe pritet nisja e punimeve.

Kalimi në shërbim 24 orë i hemodinamikës synon të shpëtojë dhjetëra jetë njerëzish kur ndërhyrjet për koronare mund të bëhën në 24 orë. 

Po ashtu marrja e kimioterapive në pavionin paliativ 24 orë do të ishte ndihmë për të sëmurët. 

Aktualisht në Spitalin Rajonal Shkodër nuk ka shërbim neurokirurgjie dhe pacientet drejtohen për në Tiranë. Çelja e një shërbimi të tillë shihet me interes për 300 mijë banorë të zonës që marrin shërbime në këtë institucion

Gazetar: M.Gjoni

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme