Stano: Borell ka paraqitur masa për Prishtinën nëse situata nuk qetësohet

Kosovë | 3 vite më parë

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, u ka prezantuar shteteve anëtare masat që duhet të prezantohen nëse kryeministri i  Kosovës Abin Kurti, nuk ndërmerr hapa për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës.

Ai ka konfirmuar për Tanjug se letrën Borell e ka marrë nga kryeministri Kurti dhe se do t’i përgjigjet përmes kanaleve përkatëse.

Ai theksoi se BE-ja ende nuk i ka parë të nevojshme hapat vendimtarë të Kurtit për të de-përshkallëzuar situatën.

Më 13 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se i ka dërguar Borrellit një plan prej pesë pikash, që sipas tij, do të ndihmonte në uljen e tensioneve në veri. Këtë plan, ai e ka diskutuar edhe me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme