Stërlina humbet ndaj euros për shkak të pandemisë dhe Brexit

Stërlina ra ndjeshëm ndaj euros sot ndërsa Britania e Madhe, e sapolarguar nga tregu i vetëm europian, kërkon kufizime të mëtejshme të aktivitetit për të luftuar rritjen e shfrenuar të COVID-19.
Stërlina humbi 1,05% ndaj euros dhe me –0,38% ndaj dollarit.
Bllokimet e fundit kanë dobësuar entuziazmin e investitorëve për stërlinën, veçanërisht pasi kryeministri Boris Johnson paralajmëroi për masa të mundshme më të ashpra.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




