Stërvitje e përbashkët ushtarake shqiptaro-amerikane

Akademia e Forcave të Armatosura dhe Garda Kombëtare e Nju Xhersit kanë bashkuar forcat në stërvitjen verore “Dardanet 23”, shkruan në rrjetet sociale ministri shqiptar i mbrojtjes Niko Peleshi. “Studentët tanë, po demonstrojnë nivel të lartë përgatitjeje në trajnimet të mirëplanifikuara nga stafi i instruktorëve amerikanë dhe pedagogëve të AFA” shkruan zoti Peleshi. Ai shprehet krenarë që ushtarakët shqiptarë janë pjesë e kësaj nisme që promovon bashkëpunimin me SHBA-në dhe unitetin drejt një qëllimi të përbashkët.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




