Stoltenberg: Riangazhimi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE, thelbësore për Prishtinën dhe Beogradin

Rajon | 3 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rikthehen në tryezën e dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit me krerët e 5 vendeve anëtare të NATO-s në Europën juglindore, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Stoltenberg tha se  riangazhimi në dialog është thelbësore për të dy vendet.

Po ashtu, Stoltenberg përmendi edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e konsideruar një hap të rëndësishëm përpara.

“Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor varet nga të gjitha anët që ata të zgjedhin dialogun dhe diplomacionë në vend të kaosit. Riangazhimi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE është thelbësore për Beogradin dhe Prishtinën. Propozimet për ngritjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara. Është koha t’i tejkalojmë konfliktet rajonale”, tha Stoltenberg.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme