Stoltenberg thirrje Kongresit amerikan që të miratojë ndihmën për Ukrainën

Botë | 3 vite më parë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i kërkoi sot Kongresit amerikan miratimin e ndihmës me vlerë mbi 110 miliardë dollarë për Ukrainën gjatë një konference për shtyp në Bruksel.

Zyrtari më i lartë i NATO-s tha se ishte thelbësore që Kongresi amerikan të binte dakord për financimin e Ukrainës për t’u mbrojtur kundër sulmit rus.

“Është në interesin e sigurisë tonë”, tha Stoltenberg.

Këshilltarët e sigurisë kombëtare të vendeve anëtare të aleancës po ndiqnin një takim në selinë e NATO-s për të diskutuar përpjekjet e vazhdueshme për të investuar në mbrojtjen dhe mbështetjen e ardhshme për Ukrainën.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, duke folur përkrah Stoltenberg, i përshkroi bisedimet e stërzgjatura të brendshme politike të SHBA-së në Kongres mbi financimin e Ukrainës si të tepruara dhe zhgënjyese.

Demokratët dhe republikanët në SHBA nuk kanë qenë në gjendje të miratojnë ndihmën financiare për Ukrainën, e përmbyllur në një mosmarrëveshje për politikën amerikane të migracionit dhe disa republikanë, veçanërisht në Dhomën e Përfaqësuesve, duke vënë në pikëpyetje mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme