Stoltenberg: Ukraina mund ta fitojë këtë luftë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se “Ukraina mund ta fitojë këtë luftë”, ndërsa u foli gazetarëve përmes një lidhjeje video të dielën raporton CNN.
“Lufta e Rusisë në Ukrainë nuk po shkon siç ka planifikuar Moska. Ajo dështoi të marrë Kievin,” tha Stoltenberg, “Ata po tërhiqen nga rrethi i Kharkiv, ofensiva e tyre e madhe në Donbass ka ngecur. Rusia nuk po i arrin objektivat e saj strategjike.”
“Ukrainasit po e mbrojnë me guxim atdheun e tyre. Për t’i ndihmuar ata për ta bërë këtë, aleatët kanë angazhuar dhe kanë ofruar ndihmë sigurie në Ukrainë me vlerë miliarda dollarë,” tha Stoltenberg.
Aleatët shprehën mbështetje të fortë për Ukrainën dhe “forcim të mëtejshëm të parandalimit të NATO-s në mbrojtje dhe implikimet afatgjata të luftës duke përfshirë qëndrimin tonë të ardhshëm ndaj Rusisë”, shtoi ai.
Për më tepër, ai tha se “dera e NATO-s është e hapur” për Suedinë dhe Finlandën, duke e quajtur vendimin e tyre për të aplikuar “historik”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




