Stoltenberg: Ukraina mund ta fitojë luftën, ofensiva ruse po dështon!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shprehet optimist se Ukraina mund ta fitojë luftën pasi sipas tij ofensiva ruse po dështon dhe nuk po arrijnë objektivat strategjike. raporton CNN.
“Lufta e Rusisë në Ukrainë nuk po shkon siç ka planifikuar Moska. Ajo dështoi të marrë Kievin. Ata po tërhiqen nga rrethi i Kharkiv, ofensiva e tyre e madhe në Donbass ka ngecur. Rusia nuk po i arrin objektivat e saj strategjike.” tha ai ndërsa shtoi se “Ukrainasit po e mbrojnë me guxim atdheun e tyre. Për t’i ndihmuar ata për ta bërë këtë, aleatët kanë angazhuar dhe kanë ofruar ndihmë sigurie në Ukrainë me vlerë miliarda dollarë,” tha Stoltenberg ndërsa u foli gazetarëve përmes një lidhjeje video të dielën.
Ndërkophë Stoltenberg deklaroi se Aleatët shprehën mbështetje të fortë për Ukrainën dhe forcim të mëtejshëm të parandalimit të NATO-s në mbrojtje dhe implikimet afatgjata të luftës duke përfshirë qëndrimin e ardhshëm ndaj Rusisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




