Stoltenberg: Vendet perëndimore do dërgojnë shumë shpejt armë të rënda në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg ka deklaruar se vendet perëndimore mund të dërgojnë shumë shpejt armë të rënda në Ukrainë. Aleatët perëndimorë do të konsiderojnë dërgimin e tankeve luftarake në Kiev përpara një takimi në Ramstein të Gjermanisë të premten, ku qeveritë pritet të shpallin premtimet e tyre të fundit për mbështetje ushtarake.
“Premtimet e fundit për pajisje të rënda luftarake janë të rëndësishme dhe unë pres më shumë në të ardhmen e afërt”, tha Stoltenberg.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar më herët më shumë armë perëndimore, teksa ka thënë se “terrori rus” mund të ndalet vetëm në fushën e betejës. Në fillim të këtij muaji, Franca, Gjermania dhe SHBA respektivisht premtuan tanke të lehta franceze AMX-10 RC, 40 automjete këmbësorie gjermane Marder dhe 50 automjete luftarake Bradley.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




