Stomatologia, 14 herë kampione shahu, Shabanaj: Në moshën 15-vjeçare luajta në Hungrai, mposhta shahiste më të mira se unë

Sociale | 3 vite më parë

Edhe pse me profesion stomatologe, Eglantina Shabanaj nuk e ka ndalur përkushtimin ndaj pasionit të saj, shahut duke u shpallur 14 herë kampione. Për Eglantinën pasioni për shahun filloi që në moshën 5 vjeçare, ndërsa ndeshjen e parë e realizoi në moshën 8-vjeçare.

E ftuar në emisionin “Jetë shqiptare” ajo foli për emocionet që i fal ky sport, ndërsa tregoi edhe ndeshjen që i ka mbetur më së shumti në kujtesë.

“Kampionatin e parë ndërkombëtar e kam bërë në vitin 1994 në Hungari. Ka qenë një ndër garat më të mira për mua ku në 9 ndeshej kam marrë 5 pikë  e gjysmë. Kam fituar me dy shahiste shumë më të forta se unë. Ishte shumë emocion, ishte hera e parë që dilnim jashtë përballeshim me botën. Atë mbaj kujtimin e parë me shumë emocion brenda me shumë sfida. Isha vetëm 15 vjeçe”, u shpreh ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme