“Strategjia Kombëtare e Agroturizmit” hidhet për konsultim publik, Denaj: Forcojmë njësitë agroturistike

Strategjia Kombëtare e Turizmit është hedhur në platformën për konsultim publik. Lajmi është bërë me dije nga Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, e cila thekson se kjo strategji synon krijimin e një plani të detajuar për forcimin e njësive agroturistike.
Sipas Denajt, objektivi është që përmes kësaj strategjie të arrihet objektivi që deri në vitin 2030 të ngrihen në vend mbi 1000 njësi agroturistike.
“Ndërtojmë një qasje të integruar të kohezionit territorial përmes zhvillimit të prodhimit, punësimit cilësor të të rinjve, zinxhirëve të shkurtër të vlerës dhe fuqizimim e produkteve tradicionale, si vlerë e identitetit të zonave rurale”, shkruan Ministrja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




