Streetball në sheshin “Italia”

Basketboll | 3 vite më parë

Sheshi “Italia” në kryeqytet ka patur një gjallëri ndryshe paraditen e së shtunës. Këtë herë në të janë vendosur koshat e basketbollit për lojën 3×3, ndërsa pjesëmarrja ka qenë e gjërë në një aktivitet të organizuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Luhet në tre kategori moshat U-16 dhe U-18 djem, por dhe kategori e hapur. Tek U-16 për djem janë ekipe. Tek U-18 po për djem janë katër ekipe, ndërsa në kategorinë e hapur 7 skuadra. Një turne që ka nisur në paraditen e së shtunës e ka përfunduar në orët e vona të mbrëmjes. Por që është në vazhdën e aktiviteteve të Tiranës si kryeqytet Europian i Sportit.

Për të tria kategoritë do të ketë dhe fitues, të cilëve do t’u jepen kupa dhe medaljet përkatëse. Basketboli 3×3, quajtur ndryshe Stretball, nuk është hera e parë që zhvillon aktivitete në Tiranë, ndërsa përhapja është në të gjithë territorin e Shqipërisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme