Strehë e re për familjen Neziri, nis ndërtimi i shtëpisë ku do të jetojnë 10 anëtarët

Një strehë e re po sigurohet për familjen Neziri nga fshati Panarit i Korçës, që dikur 10 anëtarët e saj jetonin mes skamjes e në një ngrehinë me gurë në rrezik shembjeje.
Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole ishte në këtë fshat për të parë nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e shtëpisë së re të kësaj familjeje.
Kushtet e mjerueshme financiare kishin bërë që kësaj familje t’i mungonin edhe kushtet më minimale.
Punimet parashikojnë suvatimin e brendshëm dhe lyerjen e fasadave, veshjen e dyshemesë, instalimin e linjës elektrike dhe hidraulike e në fund arredimin e shtëpisë ku do të jetojë kjo familje.
Ndërkohë që deri në ndërtimin e saj, familja është strehuar në një banesë tjetër ndërsa është ndihmuar me ushqime e veshje nga organizata bamirëse Dorkas Albania, falë edhe kujdesit e ndihmës së ofruar nga mësuesi Spartak Laze.
Gazetar: G.Sali
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




