Studimi: Katër ditë punë në javë, rritet produktiviteti, përmirësohet shëndeti mendor e fizik i punonjësve

Sociale | 3 vite më parë

Efektet e dobishme në shëndetin dhe performancën e punonjësve nga puna 4 ditë në javë janë konfirmuar tashmë nga hulumtimi më i fundit i organizatës jofitimprurëse, e cila mbron këtë filozofi, 4 Day Week Global. 

Një vit më parë, në 41 biznese në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada nisi një program me  4 ditë punë në javë, me nga tetë orë në ditë, dhe program zgjati për 6 muaj. Si pjesë e eksperimentit, agjencia monitoroi shëndetin, mirëqenien dhe rezultatet e punës. Sipas Bloombergut, studiuesit arritën në përfundimin se puna me katër ditë në javë rriti produktivitetin e punonjësve, si dhe përmirësoi shëndetin mendor e fikiz të punonjësve. Edhe ekuilibri midis jetës profesionale dhe asaj personale, një kërkesë e madhe kjo e punëtorëve perëndimorë, vazhdoi të përmirësohej. 

Kur punonjësit u pyetën se sa do të donin të paguheshin për një punë pesëditore, gjysma thanë se kërkonin një rritje të madhe rroge, ndërsa një në dhjetë thanë se asnjë shumë nuk do të mjaftonte.

Gazetar Artur Mata

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme