Stuhi bore po mbretëron në Suedi

Botë | 6 vite më parë

Moti i keq me stuhi të forta dëbore ka përfshirë Suedinë, njoftojnë mediat vendase. Stuhitë kanë ndikuar në ndërprerjen e energjisë elektrike të shumë vendbanimeve.

SMHI (Instituti Meteorologjik Suedez) ka lëshuar një paralajmërim të klasës 3, e cila ka bërë që Administrata Suedeze e Transportit të anulojë qarkullimin e trenave dhe shkollat ​​ të mbyllen, njofton SvD. I gjithë trafiku i trenave në drejtimin Sundsvall-Umeå anulohet deri të mërkurën. Administrata Suedeze e Transportit, përmes faqes së saj të internetit, paralajmëron që udhëtimet me makinë të shmangen sa ma shumë të jetë e mundur.

Stuhia intensive e dëborës vazhdon edhe sot, duke arrirë që, në një pjesë të Suedisë, në orën 07.00 të mëngjesit pothuajse gjysmë metri dëborë .


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme