Stuhi mbi Alisson e Van Dijk, por Klopp…

Angli | 3 vite më parë

Kjo nuk është një javë e lehtë për Liverpool-in, pas humbjes në përballjen e kreut ndaj Arsenalit. Skuadra e Klopp-it humbi 3-1 dhe protagonistët e mbrojtjes përfunduan nën akuzë, nga ish-portieri i Romës, Alisson, te qendërmbrojtësi Van Dijk. Të dy pësuan kritika të ashpra në fund të ndeshjes, për shembull, ish-lojtari i United, Roy Keane tha për Sky Sports: “Nuk mund ta besoj sa gabime kanë bërë, Liverpool dukej si një skuadër pijetoreje në mbrojtje. Dhe Van Dijk nuk mund të dhurojë tre gola në një ndeshje të vetme”.

Ish-ylli i Reds, Jamie Carragher ishte mjaft i ashpër me Alisson: “Ai bëri një gabim elementar” në lidhje me golin e parë të pësuar nga Liverpool. Por Klopp nuk është dakord dhe hodhi poshtë kritikat në fund të ndeshjes: “Po flasim për qenie njerëzore dhe pikërisht për këtë arsye ajo që ata bëjnë zakonisht i bën edhe më të veçantë. Mund të ishim mbrojtur më mirë, natyrisht, por humbëm kundër Arsenalit. Të shikojmë përpara”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme