Stuhi ndaj Alcaraz për një ndeshje me dema: Është kaq e neveritshme

Stuhi në Spanjë mbi Carlos Alcaraz, i cili ka ngjallur zemërimin e aktivistëve të të drejtave të kafshëve. Kjo ndodhi pasi tenisti 20-vjeçar iberik, duke pushuar pasi hoqi dorë nga angazhimet në Coppa Davis me ekipin e tij kombëtar, u shfaq në tribunë duke parë një ndeshje me dema gjatë Panairit të Murcias, rajoni i tij.
Imazhi i Alcaraz në tribunën e demave ‘La Condomina’ së bashku me ish-trajnerin e ekipit kombëtar të futbollit José Antonio Camacho u bë virale në rrjetet sociale. “Do të mendonit se një tenist si Carlos Alcaraz do ta dinte dallimin mes një sporti dhe torturës”, shkruan organizata për mbrojtjen e kafshëve PETA në një postim, por ka shumë përdorues që kritikojnë zgjedhjen e numrit dy të botës. “Nuk mund të ishte perfekt”, shkruan dikush, ndërsa ka nga ata që përdorin fjalë më të vrazhda: “Është kaq e neveritshme”. Nuk mungojnë as ata që i drejtohen drejtpërdrejt Alcarazit: “A e përkrahni vërtet vrasjen e krijesave të pafajshme? A është vërtet kjo një foto e juaja duke therur dema?”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




