Suedi, 200 euro dënim për shkelje të ligjit për pandeminë

Botë | 6 vite më parë

Dënimi për sheklje të ligjit të përkohshëm për pandeminë, do të mund të zbatohet aty për aty nga policia, në vend të ngjarjes.

Ai që shkel ligjin e përkohshëm për pandeminë, do të mund të gjobitet me 200 euro. Kjo është përcaktuar në llojin e dënimit, varësisht nga shkalla e shkeljes së ligjit.

“Vendimi i yni i përbashkët për dënim prej 200 eurosh është një shumë jo aq e madhe, kundruall shkallës së lartë të përhapjes së infeksionit, ndërkohë që për shkelje të një niveli tjetër, që shkakton një rrezikshmëri më të lartë, atëherë parashihen masa më të rrepta ndëshkimi”, deklaroi, deklaroi prokurorja e përgjithshme, Petra Lundh.

Parashihet që ndëshkimi mund t’i rrokë edhe fëmijët të moshës nga 15 vjeç, në rast të shkeljes së këtij ligji.

Propozimi llogaritet të merret si vendim më 18 janar, ndërkohë që pritet të hyjë në fuqi më 27 janar./RTK


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme