Sulm me thikë në një qendër tregtare në Milano! Një i vdekur, 5 të plagosur mes tyre futbollisti i Serie A

Një person ka humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur nga një sulm me thikë në një qendër tregtare në Assago në Milano. Mes të plagosurve është edhe futbollisti i Serie A, Pablo Marí.
Sulmuesi me thikë ishte një 46-vjeçar, i cili është kapur nga karabinierët, ndërsa raportohet që të kishte probleme të shëndetit mendor. Sipas mediave italiane, 46-vjeçari prej një vit po trajtohej për një krizë të rëndë depresioni. Sipas dëshmive ai kishte marrë një thikë nga një market brenda qendrës tregtare dhe më pas kishte nisur të sulmonte njerëzit që ndodheshin aty.
Viktima mbeti një punonjës i marketit, ndërsa mes të plagosurve dy janë në gjendje të rëndë. Futbollisti i Monzas, Pablo Marí u shtrua në spitalin Niguarda dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




