Sulmet ajrore izraelite në Siri, SHBA kërkon uljen e tensioneve mes dy vendeve

Botë | 3 muaj më parë

Uashingtoni ka bërë thirrje për “de-eskalim” mes Izraelit dhe Sirisë, pas sulmeve ajrore izraelite të javës së kaluar ndaj bazës ajrore Abu al-Duhur në Siri.

Duke u drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, zëvendëspërfaqësuesja e SHBA-së, Tammy Bruce, tha se Uashingtoni “do të vazhdojë të angazhohet ngushtë me të dy vendet dhe me të gjithë aktorët rajonalë për të nxitur dialogun dhe zgjidhjet paqësore”.

Avionët luftarakë izraelitë kryen tetë sulme ajrore më 18 gusht mbi pistën dhe objektet e magazinimit të bazës Abu al-Duhur, afër Alepos në veri-perëndim të Sirisë, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën siriane.

Bruce, duke përmendur vendimin e Uashingtonit për heqjen e Sirisë nga lista e “sponsorëve shtetërorë të terrorizmit” më herët këtë javë, theksoi se kjo arritje historike “do të hapë mundësi për tregti dhe investime ndërkombëtare”, duke ndihmuar ndjeshëm rindërtimin e vendit.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme