Sulmet izraelite në Gaza vrasin 13 palestinezë, mes tyre 3 komandantë të Xhihadit Islamik

Të paktën 13 palestinezë, mes të cilëve edhe tre komandantë të grupit militant xhihadi islamik, janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të ndërmarra nga Izraeli ndaj rripit të gazës.
Një zyrtar palestinez i shëndetësisë bëri të ditur se gjatë gratë dhe tre fëmijë ishin mes atyre që humbën jetën. Rreth 20 persona të tjerë janë plagosur.
Izraeli u shpreh se kishte ndërmarrë një operacion që shenjëstronte militant që përbënin rrezik për qytetarët e tij. Xhihadi islamik u zotua për hakmarrje dhe militantët pritet të kundërpërgjigjen duke lëshuar raketa ndaj Izraelit.
Raportohet që zyrtarët izraelitë po përgatiten për ditë të tëra luftimi. Sulmet janë ndër më vdekjeprurësit që janë ndërmarrë pas tre ditësh luftimesh mes izraelit dhe xhihadit islamik gushtin e shkuar.
Xhihadi islami është grupi më i madh militant pas Hamasit në gaza. Krahu ushtarak i këtij grupi tha se tre komandantë të tij sëbashku me familjet e tyre ishin vrarë gjatë sulmeve izraelite.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




