Sulmet mbi Kiev, çfarë janë dronët kamikazë?

Dronët kamikazë janë armë të vogla ajrore, të njohura edhe si municione loitering, të cilat asgjësohen pasi godasin objektivin. Ndryshe nga dronët e tjerë, të cilët supozohet të kthehen në shtëpi pas hedhjes së raketave, dronët kamikazë shkatërrohen pas përplasjes.
Emri rrjedh nga pilotët japonezë që dolën vullnetarë për të rrëzuar aeroplanët e tyre në misione vetëvrasëse në Luftën e Dytë Botërore. Presidenti Zelensky ka akuzuar më parë Rusinë për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani. Por Irani mohon furnizimin e tyre, ndërsa Rusia nuk ka komentuar.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se sulmet e javës së kaluar ishin si hakmarrje për bombardimin e një ure kyçe që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar, për të cilën ai fajësoi Ukrainën.
Sulmi
Të paktën pesë shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas Kiev,- tha një këshilltar presidencial, i cili fajësojë “dronët kamizake” të dërguar nga Rusia. “Kjo tregon dëshpërimin e tyre,”- tha Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas Zelensky.
Kryebashkiaku i Kiveit, Vitali Klitschko, tha se ndërtesat e banimit në zonën qendrore të Shevchenkivskiy, ishin dëmtuar nga këto shpërthime. Kryeqyteti u godit nga raketat ruse në orën e pikut, pjesë e sulmeve mbarëkombëtare që lanë pas 19 të vdekur. Shpërthimet filluan rreth orës 06:30 me orën lokale.
Dy ishin afër qendrës së qytetit. Sirena dhe alarme makinash u dëgjuan në të gjithë zonën. Yermak i përshkroi sulmet e kamikazëve si “grahmat e vdekjes” së Rusisë, duke shtuar se Ukraina kishte nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Në fillim të kësaj jave, Putin tha se nuk kishte nevojë për më shumë sulme në shkallë të gjerë në Ukrainë. Shumica e objektivave të përcaktuara ishin goditur, tha ai, duke shtuar se qëllimi i tij nuk ishte të shkatërronte vendin. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




