Sulmet raketore ruse në Ukrainë, Udhëheqësit e G7 do të mblidhen në takim urgjent

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe pjesa tjetër e liderëve të G7 do të mbajnë një takim online më vonë gjatë ditës për të riafirmuar angazhimin e tyre për të mbështetur Ukrainën dhe për të kërkuar llogari nga presidenti rus Vladimir Putin , siç njoftoi Shtëpia e Bardhë pas “breshërive” të sulmeve raketore ruse kundër Ukrainës.
Samiti do të hapet nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. SHBA dënoi “sulmet brutale” dje, ndërsa theksoi se objektivat civile, duke përfshirë një universitet dhe një shesh lojërash, u goditën gjithashtu. Ata premtuan ndihmë të re ushtarake .
Nga ana tjetër, presidenti i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se ishte “thellësisht i tronditur ” nga sulmet e reja. Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën, se ishte një hakmarrje pas shpërthimit të urës Kerç në Krime.
Sipas BBC, Ukraina njoftoi se janë lëshuar 83 raketa, nga të cilat 43 janë rrëzuar.
“Ukraina nuk është e frikësuar. Thjesht po bashkohet më shumë”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video-mesazh.
Ndër qytetet e goditura ishin Kievi , Lviv , Kharkiv , Dnipro dhe Zaporizhia .
Zyrtarët ukrainas thanë se të paktën 19 persona u vranë dhe 105 të tjerë u plagosën gjatë sulmeve të 10 tetorit. Në të njëjtën kohë, disa zona mbetën pa energji elektrike dhe ujë pas goditjeve strategjike të Rusisë në infrastrukturën energjetike. Kyiv Independent shkruan se sulme të reja me raketa janë kryer edhe në Zaporizhzhya gjatë natës./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




