Sulmi kibernetik ndaj INSTAT, Dhuli: Të dhënat e censit të paprekura, nuk ka informacione të humbura!

Aktualitet | 3 vite më parë

Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli deklaroi të mërkurën se të dhënat e censit 2023 janë të paprekura dhe nuk ka informacione të humbura pas sulmit kibernetik ditët  e fundit. 

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ku ishte e ftuar për strukturën e re të këtij institucioni, zonja  Dhuli deklaroi se “Databaza e të dhënave tashmë është bërë funksionale për përdorim nga publiku dhe të dhënat e censit janë të paprekura dhe se nuk ka informacione të humbura”.

Drejtoresha Dhuli sqaroi se punohet me autoritetet shtetërore AKCESK dhe AKSH për të rivënë në funksionim të gjithë infrastrukturën e INSTAT.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme