Sulo- Mediut: S’ka vendim për koalicionet, Reformën Zgjedhore dhe kandidatin për kryeministër

Gazetari Arjon Sulo në emisionin ‘3D’ në RTSH deklaroi se ndonëse u krijua dhe kjo përbën një lajm të mirë, nga ana tjetër nuk arriti të publikojë një emër për kryeministër.
“Konfigurimi i Federatës është një lajm i mirë. Kjo tregon opozitën reale një vit përpara zgjedhjeve. Përveç kësaj nevoje, druaj se kjo Federatë nuk ka efekte konkrete. Është larg prodhimit të një vendimmarrje për koalicion të përbërë, të cilat Rama i ka hequr me ‘këpërata’ në Kushtetutë. Kodin e ndryshoi, ra dakord në rezidencën e ambasadës amerikane dhe më pas e grisi. Duhet vendimmarrje për komisionin e Reformës Zgjedhore ku Federata nuk merr pjesë. Mungon emri i kandidatit për kryeministër që të ketë një bashkim real mes opozitarëve.”, tha Sulo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



