Super Benzema, tre gola ndaj Almerias

Spanjë | 4 vite më parë

Humbja e mesjavës me Girona është lënë pas për Realin e Madridit, i cili rishfaqet në Santiago Bernabeu dhe imponohet ndaj Almerias me një 4-2 bindës. Protagonisti i madh i mbrëmjes, i çmenduri Karim Benzema, i cili shënoi një triplet, e gjitha në pjesën e parë, e cila e lejon të arrijë shifrën e 17 golave ​​në La Liga, vetëm një gol pas Leëandoëski. Goli i katërt i blancos nga i shkëlqyeri Rodrygo, i shënuar në fillim të pjesës së dytë.

Di Lazaro dhe Robertone shënuan golat për skuadrën mike. Rezultat që lejon kampionët e Evropës të kthehen në -8 nga Barça, e cila pret sonte Betis Seville. Sido që të përfundojë ndeshja në Camp Nou, Reali duket absolutisht në top formë në funksion të finales së Kupës së Mbretit me Osasunën të shtunën e ardhshme dhe sfidës së dyfishtë të Champions League me Cityn që do të pasojë së afërmi.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme