Super Bowl mund të shtyhet me një muaj për shkak të Covid

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Edicioni i 55-të i Super Bowl mund të shtyhet me një muaj. Sfida  aktualisht është planifikuar për në 7 shkurt në Tampa Florida. Sidoqoftë, NFL është e gatshme të ndryshojë datën, duke e spostuar,  nëse paraqitet nevoja. Mark Murphy, CEO i Green Bay Packers, tha në një intervistë” “Preferojmë të mos e spostojmë. Ne dëshirojmë të luajmë sipas kalendarit, ashtu siç ishte parashikuar, në përputhje me orarin actual”.  Për shkak të lojtarëve të shumtë të infektuar, NFL tashmë është detyruar të shtyjë disa ndeshje. Në një nga rastet më të habitshme, deri në 24 persona midis anëtarëve të Tennessee Titans rezultuan pozitivë në testin Covid.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme