Super Liga, Chelsea u shkruan tifozëve

Angli | 6 vite më parë

Chelsea ishte klubi i parë që u tërhoq, duke shënuar fillimin e fundit të Superligës së re dhe tifozët e tyre ishin ndër të parët që protestuan hapur në rrugët e Londrës. Tani klubi po u drejtohet po atyre tifozëve, i cili ka botuar një letër në faqen zyrtare në të cilën përpiqet të justifikojë veten dhe u kërkon falje tifozë: “Ishte një vendim që nuk duhej ta merrnim dhe pendohemi thellë për të “.

“Pronari dhe bordi i Klubit të Futbollit Chelsea dëshiron të flasë me tifozët e skuadrës në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit. Që nga largimi nga Super Liga, ne kemi kaluar shumë kohë duke biseduar me grupe të ndryshme tifozësh, për të dëgjuar pikëpamjet dhe shqetësimet e tyre. Ambicia jonë ka qenë gjithmonë që ta bëjmë Chelsea klubin më të mirë në botë, brenda dhe jashtë fushës”.

“Vendimi i përbashkët për t’u bashkuar me Super Ligën u drejtua nga e njëjta ambicie. Kur u bë e qartë se një konkurs i ri mund të formohej, ne nuk donim që Chelsea të humbte mundësinë për të luajtur në një kampionat kaq të rëndësishëm, dhe as nuk donim të rrezikonim që klubi të binte pas rivalëve tanë Anglez dhe Europian në aspektin konkurrues”.

“Si një klub, ne jemi gjithmonë të hapur për dialog me tifozët tanë dhe aktorët e tjerë të interesuar, por në këtë rast, për shkak të kufizimeve kohore dhe konfidencialitetit, nuk ishte e mundur. Ndërsa shqetësimet u ngritën pas njoftimit. Klubi bëri një hap prapa për të dëgjuar tifozët dhe për të biseduar me ta. Pas këtyre bisedave, duke marrë parasysh pikëpamjet kontradiktore kundër propozimit, ne rivlerësuam vendimin tonë fillestar dhe vendosëm të mos ishim pjesë e këtij kampionati”.

“Shqetësimi për meritat sportive ishte gjithashtu i drejtë. Kjo është diçka për të cilën kishim dyshime të forta që nga fillimi dhe ishim të sigurt se do të adresohej gjatë një procesi të mëtejshëm konsultimi me aktorë të ndryshëm, së bashku me aspektet e tjera për të cilat kemi pasur rezerva”.

“Ne besojmë fuqimisht se të gjithë klubet, lojtarët dhe tifozët kanë të drejtë të ëndërrojnë dhe të arrijnë sukses. Ne e pranojmë që duhet të kemi adresuar këto çështje para se të bashkoheshim në grup. Ishte një vendim që nuk duhet ta kishim marrë dhe pendohemi thellësisht për të “.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme