Suso bën Sevilla-n të fluturojë

Sukses shumë i rëndësishëm për Sevillan, e cila pushtoi fushën e Alaves në ndeshjen e ditës së nëntëmbëdhjetë të LaLiga. Skuadra e Lopetegui fitoi 2-1: En-Nesyri i zakonshëm hapi sfidën pas tre minutash lojë, por goli i barazimit, më autor Mendez, mbërriti shumë shpejtë, në minutën e 12-të.
Goli vendimtar (i bukur) u nënshkrua nga ish-lojtari i Milanit, Suso, pasi ishte mbushur gjysmë ore lojë. Më pas, praktikisht, asgjë nuk ndodhi deri në minutën e 83-të, kur goli 3-1 i nënshkruar nga Navarro u anulua me VAR.
Dhe nuk mbaron këtu, sepse në minutën e 91-të Joselu humbet penalltinë, që mund të kishte vendosur barazimin 2-2.
Me këto tre pikë, andaluzianët ngrihen në 33, në vendin e katërt në renditje (një pikë pas Barça dhe 4 nga Real), ndërsa Alaves mbetet në 18, në betejën e plotë për shpëtim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




