Tabaku: 1 në 3 tendera jepet pa garë. Prokurimet publike shpërndahen nga zyrtarët si plaçkë personale

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit, se 1 në 3 tendera jepet pa garë, teksa vuri theksin te nevoja për zbatimin e prokurimeve publike sipas legjislacionit të BE.
Tabaku kërkoi publikimin e të gjitha procedurave që kryhen nga momenti i shpalljes së tenderit, te të gjitha hapat në të cilat kalon ky proces, deri në vendimmarrjen përfundimtare.
Sipas Tabakut, publikimi i këtij procesi, do frikësonte zyrtarët e shtetit, të cilët sot, sikurse thekson ajo, i japin tenderat si plaçkë e tyre.
Deputetja theksoi se ka pafund raste të tilla, dhe se i duhet dhënë fund urgjent këtij mentaliteti, që është shenjë e degradimit publik të administrës publike.
“1 në 3 tendera jepet pa garë. Kam kërkuar nga institucionet informacionet që kur shpallet tenderi, deri te takimet e grupeve që marrin vendimet, komunikimi mes institucioneve, deri te vendimmarrja. Këto nuk janë publike dhe zyrtarët e shtetit do frikësoheshin më shumë e do kishte më shumë konkurrencë në sektorë. Zbatimi i parimit Open Date, sipas legjislacionit të BE do rrisnin konkurrencë. Zbatimi i legjislacionit të BE do çlirojë sektorin.
Raste pafund të prokurimeve publike që shpërndahen nga zyrtarët e shtetit si plaçkat e tyre. Mentaliteti për të futur duart në tendera publik, shenjë e degradimit që ka sot administrata publike”, tha Tabaku.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




