Tabaku: Ngrini komision për investitorët strategjik! Rama: S’jeni në terezi, do largoni investitorët

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku janë përplasur në Kuvend lidhur me investitorët strategjik në vend. Tabaku tha se duhet ngritur një komision për investitorët strategjik në mënyrë që investimet te privati të mos kenë konflikte interesi.

“Foli për çdo gjë, po vetëm për Butrintit jo, ngrije komisionin për investitorët strategjik dhe aty do shohësh ca lidhje kanë këto vendime për zonat e mbrojtura, e thjeshtë është shumë,  këtu po diskutojmë për korrupsion, sa herë vjen një projekt ndiqni procedurën normale”, tha Tabaku.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë kërkesë si absurde duke thënë se do të largonte investitorët nga ‘sytë këmbët”.

“A jeni në terezi a jo, si mund të bëhet kjo, apo thjesht që investitorët të ikin nga sytë këmbët dhe të mos kthehen në Shqipëri, pa filluar punën. Kur bëhet fjalë për investitor strategjik të cilët kërkojnë, investojnë në private, këtu jemi në një fushë tjetër. Flamurin e barbarisë e keni në sallë, e keni ju prej 30 vitesh që nuk iu ndahet nga koka, ato ndërtime pa leje nuk janë një ngjarje sporadike, janë një ideologji e tërë dhe Ksamili, ka qenë brenda kufijve të parkut, po doli se realiteti në terren ndryshoi, është e drejta e qeverisë që të heq një zonë, por që në këtë rast nuk ka ndodhur, pse ju shkon mendja te korrupsioni, ku këtu fare mirë mund të bëhet një debat”, tha Rama.

Më herët Disa deputetë të Partisë Demokratike i kanë kërkuar Kuvendit ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për të marrë në shqyrtim praktikat e ndjekura për investimet strategjike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme