Tabaku takon reporteren e Shqipërisë: Parlamenti të ketë rol më të fortë në procesin e integrimit

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, është takuar këtë të mërkurë (27 mars) me raporteren e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabelle Santos.
Në fokus të bisedës së tyre ishte procesi i integrimit dhe ecuria e Shqipërisë në raport me konferencën e radhës ndërqeveritare.
Deputetja demokrate nënvizoi se me rëndësi për Shqipërinë mbetet që të vazhdojë betejën kundër korrupsionit dhe për këtë mbetet me rëndësi vullneti politik. Zonja Tabaku theksoi se korrupsioni është kthyer në një sistem që mund dhe duhet të luftohet vetëm nga një sistem anti-korrupsion që duhet të përfshijë medoemos Parlamentin e Shqipërisë. Ajo nënvizoi Ligjin e ri për Rolin e Kuvendit dhe fuqinë që i ka dhënë shoqërisë civile, përfaqësuesve të grupit të interesave dhe qytetarëve ky ligj dhe mbi të gjitha Këshilli Kombëtar Integrimit Europian.
Në postimin e saj në X, deputetja u shpreh se parlamenti ka fuqinë dhe aftësinë për të kryer procesin e kontrollit dhe balancës. Ajo nënvizoi rëndësinë e pavarësisë së institucioneve që e kanë të siglura në kushtetutë këtë pavarësi. Gjithashtu shprehu shqetësim për mënyrën se si qeveria ka vendosur të kalojë disa projektligje që bien në kundërshti me frymën e procesit të integrimit dhe me direktivat e BE. Ajo vuri theksin në ligjin e zonave të mbrojtura, shtyrjen e ligjit të investimeve strategjike të cilat duhet të forcojnë akoma më tej rolin e kuvendit në procesin e integrimit. Tabaku nënvizoi se kuvendi duhet të ketë një rol më të fortë përballë një qeverie që nuk ka frymën dhe vullnetin për të çuar procesin e integrimit që është në shërbim të qytetarëve jo burokracisë apo lobimeve në qeveri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



